Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përkujtoi sot Maks Velon, në ditën e tij të lindjes.

Sipas Gonxhes, Velo ishte një prej figurave të shquara të artit dhe arkitekturës.

“Në ditën e tij të lindjes, përkujtojmë sot një prej figurave të shquara të artit dhe arkitekturës shqiptare, mjeshtrin Maks Velo! Kontributi i tij i pazëvendësueshëm në kulturën tonë është një frymëzim i përhershëm për të gjithë ne dhe veprat e tij do të vazhdojnë të flasin për të gjithë brezat që do të vijnë. I përjetshëm kujtimi i Maks Velos”, shprehet Gonxhja.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo u nda nga jeta më 7 maj 2020, në moshën 84-vjeçare./ata