Bahadır Özkalkanlı, i cili jeton në qytetin Izmir të Türkiyes, kultivon rreth 300 kaktuse në oborrin dhe ballkonin e shtëpisë së tij.

59-vjeçari Özkalkanlı, i cili ka punuar në kompani të ndryshme tekstili në Istanbul, bleu një kaktus në Balıkesir 20 vjet më parë gjatë udhëtimit të tij të punës, i impresionuar nga ngjyrat e kaktusit. Kështu nisi interesimi i tij ndaj kaktuseve, duke u kthyer edhe nga udhëtimet e tjera të tij me kaktuse.

Özkalkanlı krijoi një zonë të veçantë në shtëpinë e tij me rritjen e numrit të bimëve. Özkalkanlı, doli në pension rreth 2 vjet më parë, ku më pas u vendos në Izmir. Ai shpjegon se në fillim kur është shpërngulur në Izmir kaktuset e tij kanë mbetur në Istanbul, por hobi i tij për këtë lloj të bimës ka vazhduar.

Me ndihmën e shokëve ai ka marrë rreth 300 kaktuse në mesin e të cilëve me origjinë nga Argjentina, Ekuadori, Brazili, dhe Meksika. Një pjesë të tyre i kultivon në oborr ndërsa tjetrën në ballkon.

Në deklaratën për gazetarin e Agjencisë Anadolu, ai tregon se fillimisht është ndjerë i vetmuar pa kaktuset e tij.

"Këto janë si fëmijët e mi. Nëse njëra prej tyre e përkul gjembin unë e kuptoj" u shpreh Özkalkanlı, duke shpjeguar interesimin që ua shfaq bimëve të tij.

Ai gjithashtu tregoi se shumë njerëz e vizitojnë shtëpinë e tij për t'i parë kaktuset./aa