Siguria e këmbësorëve në rrugë është një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, bën më dije se në rrjetin rrugor të Tiranës janë shtuar kalime të reja të këmbësorëve me anë të vijëzimit. Bëhet fjalë për vijëzimet e reja në kryqëzimin mes rrugëve “Sami Frashëri” dhe “Gjin Bue Shpata” duke bërë të mundur që siguria e këmbësorëve të jetë më e lartë.

“Vazhdojmë punën për të siguruar një qytet më të sigurt për të gjithë! Kemi përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata”. Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve tanë”, shkruan Veliaj./ata