Situata e qarkullimit të automjeteve në rrugën e Arbrit vijon të jetë problematike në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra larg Tiranës.

Gjatë gjithë javës qytetarët që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër apo Maqedonisë së Veriut si dhe anasjelltas përballen në befasi me bllokim të qarkullimit në afërsi të tunelit të Shkallës së Tujanit.

Për shkak të punimeve që po bëhen për rivitalizimin e skarpatave rruga bllokohet si pasojë e dherave por edhe gurëve që dalin nga punimet.

Në rrugë mbeten të bllokuara të gjitha llojet e automjeteve, ndërsa rruga hapet për qarkullim vetëm nëse rëndohet situata apo vargu i makinave shkon në disa kilometra.

Ndërkohë rënie të gurëve ka pasur gjatë pasdites, pas largimit të makinerive, për shkak të kantierit të hapur në shpatin e malit, ndërsa rrezikohen udhëtarët./BalkanWeb