Bashkia Kukës, njoftoi sot se zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Mamëz, është shuar dy ditë më parë.

Në një reagim të saj, Bashkia Kukës ka hedhur poshtë lajmin e transmetuar sot në disa medie kombëtare për “prani të zjarrit” në vendgrumbullimin e mbejtjeve në Mamëz të Kukësit.

“Nisur nga këto lajme të pavërteta, informojmë se: zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve është i fikur prej dy ditësh dhe se çdo lajm i dhënë sot është krejtësisht i rremë dhe dashakeqës.

Çdo media që për aq kohë ka si mision dhënien e informacionit, lutemi që lajmet e çdo informacion tjetër ti japë të sakta e mos të krijojë dezinformim tek qytetarët”, thekson njoftimi i Bashkisë Kukës.

Ndërkohë bashkëngjitur këtij reagimi Bashkia ndau në rrjete sociale edhe fotot e bëra sot, ku shihet qartë që zjarri “i pretenduar” në vendgrumbullimin e mbetjeve në Mamëz është plotësisht i fikur./ata