Është mbyllur kampingu veror yi të rinjve të Partisë së Lirisë.
Presidenti i PL-së Ilir Meta teksa ka publikuar një foto-album nga ky kamping thekson në mesazhin e tij se “Jala 2024” do të mbetet e paharrueshme jo vetëm për atmosferën rinore dhe frymëzuese, por ajo hodhi themelet e fuqishme të shpërthimit të një organizate rinore patriotike që do t'i japë fund dramës së shpopullimit.
MESAZHI I METËS
Fotoalbum nga kampingu veror i të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë.
Jala 2024 do të mbetet e paharrueshme jo vetëm për atmosferën rinore dhe frymëzuese, por ajo hodhi themelet e fuqishme të shpërthimit të një organizate rinore patriotike që do t'i japë fund dramës së shpopullimit dhe do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese me një program konkret dhe ambicioz që investon fuqishëm për arsimimin dhe kapitalin njerëzor duke fuqizuar të rinjtë për vende pune produktive dhe të mirëpaguara./OraNews