Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua nga seanca plenare e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës krijuan tensione dhe përplasje.
Pas djegies së karrikeve në hyrjen e Kuvendit, ata u rikthyen në seancë duke krijuar sërish përplasje.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijoi seancën duke ia dhënë fjalën deputetit Petro Koçi. Kur ky i fundit nisi fjalën, Noka i shkuli mikrofonin.
Spiropali njoftoi përjashtimin e tij nga seanca dhe mbylljen e seancës për ditën e sotme, duke paralajmëruar se të gjitha veprimet e deputetëve në kundërshtim me rregulloren do shqyrtohen./ata