Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e ka cilësuar një krim të neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia, ngjarjen tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje.
“Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin”, tha Manja.
“Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë”, theksoi ministri Manja, në një reagim të tij në rrjete sociale.
Pasditen e djeshme në Korçë, një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij./ata