Kryetari i Partisë së Lirisë ka nisur javën me një vizitë në selinë blu, ku është takuar me Sali Berishën.

 

 

Takimi dyshohet të jetë për organizimin e protestës së radhës së opozitës. Më herët, Berisha ka thënë se do të nisë konsultimet me aleatët për tubimin e radhës.

 

Edhe në protestat e mëparshme, Berisha dhe Meta janë shfaqur bashkë, dhe mbështetësit e të dyja partive opozitare kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve.