Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë tashmë është në fazën përfundimtare të punimeve, dhe së shpejti pritet të inagurohet, u shpreh shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Arben Kingji.

Ai theksoi se, “ky aeroport do të shndërrohet në një bazë taktike për operacionet kombëtare dhe operacionet me rëndësi strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor”.

Kingji zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe pilot në Bazën Ajrore Farkë ku u diskutua mbi ardhjen e dy helikopterëve luftarakë të tipit BlackHawk, që do t’i shtohen flotës së Forcës Ajrore, si vazhdimësi e investimeve madhore në drejtim të modernizimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura./ata