Türkiye do të zbatojë projektin e saj të sistemit të mbrojtjes ajrore "Steel Dome", tha të shtunën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Ne shpresojmë të realizojmë projektin tonë ‘Kupolë e Çeliktë” me të gjithë përbërësit e tij. Nëse Izraeli ka një ‘Kupolë prej Hekuri’, atëherë ne do të kemi një ‘Kupolë Çeliku’”, tha Erdoğan në një fjalim gjatë një ceremonie diplomimi në Akademinë e Forcave Ajrore.

Erdoğan theksoi veçanërisht përparimin e bërë nga Türkiye në fushën e prodhimit të mjeteve ajrore pa pilot.

“Momenti që kemi arritur në sektorin e mjeteve ajrore pa pilot po shikohet me zili jo vetëm nga kombet miqtë dhe vëllezërit tanë, por edhe nga e gjithë bota”, tha ai.

Ai përsëriti gjithashtu angazhimin e Ankarasë për të forcuar më tej aftësitë e veta ushtarake.

“Ne po punojmë për prodhimin, zhvillimin ose prokurimin e gjithçkaje që kërkojnë forcat tona ajrore, nga raketat e deri sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se Türkiye është veçanërisht e përkushtuar ndaj prodhimit në industrinë e mbrojtjes.

“Ngjarjet në rajonin tonë na kujtojnë rëndësinë e hapave që kemi ndërmarrë në fushën e industrisë së mbrojtjes në 22 vitet e fundit”, tha presidenti turk./TRT