Këngëtarja e njohur Adele u ka thënë fansave të saj se nuk do t'i shohë ata për një kohë tepër të gjatë, pas përfundimit të shfaqjes së fundit të turneut evropian në Mynih të Gjermanisë. 36-vjeçarja u tha fansave se ka nevojë për pushim dhe se donte të jetonte jetën e re që ka ndërtuar.
Ylli i lindur në Londër njoftoi fejesën e saj gjatë një koncerti në Mynih në fillim të këtij muaji dhe më parë ka thënë se do të bënte një "pauzë të madhe" nga muzika pas shfaqjeve të saj të fundit.
Adele i tha audiencës në shfaqjen e saj të fundit të shtunën: Unë do të doja t'ju falënderoja shumë që erdhët në shfaqjen time këtë mbrëmje, pas kësaj nuk do shihemi për një kohë tepër të gjatë dhe do t’ju mbaj në zemër gjatë gjithë pushimit tim.
“Kam nevojë vetëm për një pushim dhe kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time, dhe dua ta jetoj atë tani." shtoi Adele.
Ylli i muzikës konfirmoi fejesën e saj me agjentin sportiv amerikan Rich Paul në të njëjtën skenë në fillim të këtij muaji, duke i thënë një fansi që mbante një tabelë ku thuhej: "A do të martohesh me mua?" se nuk mundi pasi “tashmë po martohej”.
Adele do të përfundojë shfaqjet e saj në Las Vegas në nentor të këtij viti./Dosja