Nis sot Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Forumi do të zgjasë dy ditë teksa mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Gjithashtu mësohet se në këtë Forum, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Shqetësimet globale trajtohen në mënyrë të barabartë në mbarë botën dhe sigurojnë që jeta njerëzore të jetë e tillë vlerësohet njësoj kudo. Duhet të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme”, shkruhet në faqen e Forumit.