Në fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, ftoi deputetët e opozitës t’i bashkohen dy komisioneve të Posaçme dhe të japin kontributin e tyre.
Peleshi tha se disa çështje e kalojnë politikën, dhe e tillë është dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
Sipas tij në BE nuk do të integrohet qeveria, por Shqipëria, prandaj është i nevojshëm bashkëpunimi mes gjithë aktorëve politikë.
“Dua të rikonfirmoj frymën tonë të bashkëpunimit, këtu në sallën e Kuvendit dhe në të gjtiha komisioniet. Ky vullnet i PS vjen si përpjekje e esineqertë për tu dhënë shqiptarëve ligje më të mmira. Ka disa sfida të këtij aprlamenti që nuk janë partiake, ato kërkojnë angazhim afatgjatë sepse kanë lihje me të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë. Në BE nuk do të integrohet qeveria, por Shqipëria dhe shqiptarët, prandaj këtu duhet të përfshehn përfaqësuesit e të gjithë popullit. PS dhe grupi ynë parlamentar do të mbëhstesin dhe fuqizojnë më tej. Ju ftoj t’i bashkoheni aktivisht punës së dy komisioneve parlamentare në rrugën drejt konsolidimit si shtete Europpian,. Në këto momente shqiptarët kërkojnë të shohin lidership. Komisioni i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe ai për dezinformimit, PS shprtson se do të aktivizojë maksimalisht parlamentin”, tha Peleshi./VizionPlus