Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit të Republikës së Koresë së Jugut, Sungmin Jang, me të cilin ndau vizionin e përbashkët mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve.

 

Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë që kanë shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë, si një kontribut për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe inkurajim të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

 

Ai vlerësoi vendimin e qeverisë koreano-jugore për heqjen e vizave midis dy vendeve, proces që do të mundësojë zhvillimin e turizmit./ATSH