Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Slloveni për të marrë pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bledit me temë “Bota në realitete paralele”.

Çështjet që do të trajtohen në forum janë sfidat aktuale të sigurisë që po ndodhin në shoqërinë ndërkombëtare, por dhe ato të ardhshme globale.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij tha se u desh lufta Rusi-Urainë që Bashkimi Evropian të kuptonte rëndësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok.

Edi Rama: Ishte Putin të cilit iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE të kuptojë që jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Plani i ri i rritjes është në rrugën e duhur dhe jemi plot shpresë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin. Duhet të marim më shumë instrumente dhe të hyjmë në hapësira të ndryshme të BE, që para këtij plani të ri rritjeje, ishte diçka e ndaluar për ne./vizionplus.tv