Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë pjesë e panelit të hapur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku diskutoi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria u përgëzua për vendimin e saj për tu reshtuar në krah të Ukrainës.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është krenare që ndodhet në krah të parterëve të saj më të rëndësishëm siç është SHBA dhe BE.

Edi Rama: Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës, pasi ishim të izoluar. Jemi të qartë kur vjen fjala për partneritetin me SHBA dhe BE. Jemi tërësisht përkrah Ukrainës, sepse duket surreale, jashtë realiteti që në kohët tona një vend në Evropë të mund të vendosë të ndryshojë kufijë me forcë, duke marrë atë çka pretendon se është pjesë e saj. Jemi të vetëdijshëm se jemi shumë të vegjël për të ndryshuar fatin e dikujt. Jemi shumë krenarë që jemi radhitur në krah të partnerëve tanë, krah SHBA dhe BE./vizionplus.tv