Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Bardhit, duke thënë se do të marrin pjesë në takim.

 

Në një komunikim për media, Berisha tha se ishte pro për një takim për të unifikuar qëndrimin e opozitës.

 

Ai njoftoi se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Bardhi dhe e konsideroi një hap pozitiv.

 

“Siç theksova dhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën. Është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohet në votë dhe vota në krim. Është inst i fatkeqësisë kombëtare, i cili të vetmin vendim që ka marrë ka dyfishuar rrogat e tij. Institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lobuara nga krimi dhe grupet kriminale. Institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Me qëndrimet e tij jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

 

Përgjigjja është po! Do marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës“, tha Berisha.