Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv nisjen e sesionit të ri parlamentar. Spahiu thekson se paqja e sotme reflekton paktin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, që sipas tij u konkretizua me mbylljen e listave e amnistinë penale. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu foli edhe për ligjvënësit, duke thënë se niveli i deputetëve sot është 30 shkallë më poshtë se niveli i deputetëve në parlamentin Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit.
“Seanca e sotme reflekton paktin e PS me PD, e Berishës me Ramën, është një hap në vazhdimësi të marrëveshjeve të sezonit të kaluar që u ratifikuan marrëveshje të rëndësishme për ta. Siç është rritja e pagave 3000-3500 euro për deputetë, ranë dakord për amnisti penale, ranë së bashku në marrëveshje për të ndryshuar disa dispozita të Kodit Zgjedhor dhe mbyllur listat e deputetëve.
Paqja e sotme është reflektim i asaj dashurie të fshehtë në distancë të dy liderëve, që në media aktrojnë, por në çështjet kryesore kanë bërë një pakt të rëndësishëm. Nga viti 92 deri në 2024, pas 32 vitesh, kuvendi shqiptar dhe niveli i deputetëve është 30 shkallë më poshtë se niveli i parlamenti Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit. 34 vite më parë ndiqeshin nga 98% e publikut ndonëse kishte një televizion. Sot kemi 30 televizione dhe 1 portale që e përcjellin live seancën, por 5% e publikun e ndjekin live. U shkatërrua sistemi politik, nga mazhoritar ku populli votonte në lagje deputetin përfaqësues, tani populli voton deputetët e emëruar nga kryetari.
Kryetari vendos njerëzit më servil. Me sistemin e kaluar kryetari ishte i detyruar të përzgjidhet figura me integritet politik, përfaqësues të familjeve më të mëdha në qarqet e Shqipërisë, si Uran Butka, Tomor Dosti, Dash Shehi, me dhjetëra deputetë që ishin pjesë elitar e familjeve nga çdo qark. Kishte përplasje cilësore mes demokratëve dhe socialistëve, ishin njerëz që prodhonin politikë. Me përjashtim të disa deputetëve, 90-95% rrogën e parë e kanë si deputet, s’kanë as eksperience, apo background politik”, tha Kreshnik Spahiu në Report Tv.
Niveli i përfaqësimit të deputetëve, sipas Spahiut, u ul për shkak të shkatërrimit të sistemi politik, ku sot deputetë tha se zgjidhen servilët e kryetarit.
"34 vite më parë ndiqeshin nga 98% e publikut ndonëse kishte një televizion. Sot kemi 30 televizione dhe 1 portale që e përcjellin live seancën, por 5% e publikun e ndjekin live. U shkatërrua sistemi politik, nga mazhoritar ku populli votonte në lagje deputetin përfaqësues, tani populli voton deputetët e emëruar nga kryetari.
Një pyetje Spahiu ia drejtoi edhe opozitës pas sulmeve ndaj Spiropalit, duke i pyetur se kush është kryetar më i mirë Elisa, Ruçi, Meta, Nikolla apo Gjinushi?/Tema