Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

 

 

“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.

Në Kukës mbeten ende 5 kuti për t’u numëruar.

 

Sipas tij kandidati socialist Albert Halilaj ka marrë mbi 63% të votave, ndërsa Emri Vata i koalicionit “BF” numëron rreth 36.5% të votave, trend që i jep fitoren Halilajt.