Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar Institutin francez. Ata u pritën nga ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver, ku panë nga afër aktivitetet që bëhen në këtë institut.
Kryeministri Albin Kurti, tha se ky institut është një urë e re midis Kosovës dhe Francës dhe dritare e jashtëzakonshme për mësimin e gjuhës frënge dhe artin e kulturën franceze.
Ai u zotua se do të vizitojë sërish këtë institut dhe se do të mësojë gjuhën frënge.
Ndërsa, ambasadori francez, Olivier Guerot tha se instituti thellon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës dhe të artit.
Instituti Francez është inauguruar në mars të vitit 2024. /KosovaPress/