Një autobus shkolle u përplas me këmbësorët jashtë një shkolle të mesme në pjesën lindore të Kinës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave, përfshirë pesë studentë.
Mediat kineze njoftojnë se incidenti ka ndodhur në qytetin Tai'an në provincën Shandong.
Gjashtë prindër janë në mesin e të vdekurve ndërsa 13 të tjerë u plagosën.
Shoferi i autobusit është ndaluar dhe autoritetet po hetojnë rastin./aa