Ushtria izraelite vrau një fëmijë palestinez dhe plagosi babanë e tij gjatë bastisjeve të vazhdueshme në qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në zyrtarë shëndetësorë dhe burime lokale, ushtria izraelite vijon bastisjet e saj në qytetin Tulkarm.
Fëmija i quajtur Muhammed Kenan u qëllua për vdekje në kokë nga një snajper izraelit derisa ishte me babanë e tij në një nga lagjet e kampit ndërsa babai i fëmijës u plagos.
Fëmija që u vra në sulm dhe babai i tij i plagosur u dërguan në spitalin shtetëror "Dëshmori Sabit Sabit" të qytetit.
Raportohet se të paktën 29 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike në sulmet "në shkallë të gjerë" të nisura nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar më 28 gusht./aa