Nuk kanë kaluar shumë nga masakra e ndodhur në Los Angeles me 10 viktima, ndërsa sot Kalifornia është tronditur nga të shtënat me armë zjarri.

Sulmi raportohet se ka ndodhur në qytetin bregdetar të Half Moon Bay, ndërsa shtatë persona kanë humbur jetën. Bëhet me dije se viktimat ishin të gjithë punëtorë fermash kinezo-amerikanë.

I dyshuari kryesor lidhur me këtë ngjarje të rëndë është 67-vjeçari Zhao Chunli, i cili ka rënë në prangat e policisë.