Real Madrid mbetet në ndjekje të gjurmëve të Kylian Mbappe. Prej kohësh spanjollët kërkojnë shërbimet e 24-vjeçarit, por kërkesat e larta ekonomike të pretenduara nga PSG-së nuk kanë bindur drejtuesit kryeqytetas. Megjithatë, asgjë nuk është përfundimtare dhe Real Madrid mund të provojë sërish nënshkrimin me të.

Për këtë arsye, nëse operacioni do të riaktivizohet, presidenti Nasser Al-Khelaifi kërkon hakmarrje dhe ideja e tij është firma me Vinicius. Sigurisht nuk do të ishte një operacion i lehtë, por klubi francez ka treguar se nuk ka asgjë të pamundur për ta, siç deri më tani e ka treguar me transferimet e Neymar dhe Messi.

Në çdo rast, klauzola 1 miliard euro e firmosur nga sulmuesi brazilian e bën operacionin një utopi, nëse nuk ndërmjetësohet një marrëveshje mes klubeve. 22-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë në kontratën me Real Madrid dhe PSG mund të ketë nisur tashmë nga puna për ta bindur të transferohet në “Parkun e Princave”.

 

Në verën e vitit 2018, spanjollët shpenzuar 45 milionë euro për ta marrë nga brazilianët e Flamengos. Që prej asaj kohe, sulmuesi i krahut ka luajtur në 134 sfida, ku ka shënuar edhe 31 gola.