Teksa pritet që në 21 Maj në Greqi të mbahen zgjedhjet parlamentare, dy shqiptarë janë pjesë e garës për t’u bërë pjesë e parlamentit grek.

 

Bëhet fjalë për Fatos Malajn dhe Antilian Kotzai. Malaj garon nën siglën e PASOK, ndërsa Antilian Kotzai futet për herë të parë  në zgjedhjet kombëtare greke me logon e SYRIZA, PS.

 

Antilian Kotzai është diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Kretës. Ai ka dy diploma master dhe është president i Rrjetit të Rinisë me Origjine Emigrante “Horizontes”.

 

Ndërsa Fatos Malaj ka studiuar në Universitetin Harokopion dhe është i specializuar në fushat e kërkimit mbi emigracionin dhe çështjet ndërkulturore.