Një stuhi e shkurtër, por e fortë verore goditi kryeqytetin italian Romë duke shkaktuar përmbytje në pjesë të qytetit.
”Stuhia lëshoi 60 litra shi për metër katror në më pak se një orë, që është e barabartë me reshjet tipike për një muaj të tërë vjeshte”, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar autoritetet lokale në Romë.
Reshjet e dendura të shiut, shoqëruar me erëra të forta, kanë sjellë përmbytje të disa nënkalimeve.
ANSA citoi këshilltaren e mjedisit të kryeqytetit, Sabrina Alfonsi, të thoshte se reshjet e këtij niveli ishin krejtësisht të papritura dhe nuk ishin parashikuar nga asnjë parashikim i motit.
Në Romë, në ditët në vijim, parashikohen shtrëngata të tjera edhe pse temperatura do të jetë 32 gradë Celsius./ata