Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës, por sipas informacioneve të deritanishme nuk ka shkaktuar dëme madhore.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të Paqësorit të Kosta Rikës, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Tamarindo, afër kufirit me Nikaraguan, ku u ndje tërmeti. Sipas raportit të USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash.
"Ishte me të vërtetë intensive. Shtëpia ime ka dy kate dhe mund të dëgjohej zhurmë e madhe gjatë lëkundjeve. Ne jemi vërtet të frikësuar," tha Lidiette Vasquez, një banore e Playa Potrero.
Ajo shtoi se që nga e premtja ka pasur tërmete të tjera të ndjera në zonë, por nuk ka dëme./Dosja