Jonathan Tah thuhet se ende dëshiron të largohet nga Bayer Leverkusen.

Pasi transferimi i Tah te Bayern Munich dështoi në afatin kalimtar të verës, mbrojtësi u angazhua për Bayer Leverkusen.

Megjithatë, duket se 28-vjeçari ende dëshiron të largohet nga “Aspirinat” në fund të sezonit.

Sipas “Kicker”, nuk ka “asnjë kthesë” për Tah, i cili dëshiron t’i bashkohet një klubi më të mirë evropian në verën e vitit 2025, kur i skadon kontrata.

Tah gjithashtu ka qenë i lidhur me Barcelona-n gjatë verës. Ai luan për Leverkusen-in që nga viti 2015.

28-vjeçari ishte një pjesë kyçe e ekipit të Xabi Alonso-s, i cili surprizoi botën e futbollit sezonin e kaluar kur doli pa asnjë humbje dhe përfundoi duke fituar Bundesliga-n, DFB Pokal dhe vendin e dytë në Europa League./Albanianpost