Dmytro Kuleba nuk do të jetë më ministri i Jashtëm i Ukrainës, pas një beteje diplomatike thuajse trevjeçare nën pushtimin rus, të cilën ai e udhëhoqi në rangjet më të larta botërore.
Kështu ka shkruar në faqen e tij në Facebook kryetari i Verkhovna Rada (Kuvendit ukrainas), Ruslan Stefanchuk.
“Ukrayinska Pravda”, duke cituar burime të afërta me presidentin Volodymyr Zelensky, raportoi se Kuleba do të shkarkohej dhe zëvendëskryetari i parë i Ministrisë së Jashtme, Andriy Sibyga, do të emërohej ministër i Jashtëm.
Kjo lëvizje vjen pasi tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen sot, por ende nuk është e qartë pse.
Kështu tha kryetari i parlamentit ukrainas.
Oleksandr Kamyshin, ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës, i cili ka qenë në detyrë që nga marsi i vitit 2023 dhe është këshilltar i Zelensky, ministri i Drejtësisë, Denys Maliuska, dhe ministri i Mjedisit, Ruslan Strilets, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, raporton Rbc Ukraine.
Një letër dorëheqjeje është marrë edhe nga kryetari i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës Vitalii Koval./Albanianpost