Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ndihmon në forcimin e masave për sigurinë ushqimore.

Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë diskutimit sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të projektligjit në fjalë, ku theksoi se, ” përtej përafrimit të këtij ligji me standardet e BE-së, në fokus ka qenë konsultimi publik dhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët e linjës”.

“Ne kemi ndërhyrë për të rregulluar prodhimin, regjistrimin e produkteve mjekësore veterinare që prodhohen në Shqipëri duke i vendosur ato në të njëjtin standard të BE-së”, u shpreh Denaj.

“Në ligjin për veterinarinë dua të theksoj se kemi pasur një konsultim publik shumë aktiv. Janë 15 kërkesa të bëra nga grupet e interesit, nga Urdhri i Veterinerit, i cili sigurisht ka qenë shumë aktiv edhe për funksionin që ka. Janë 1200 veterinerë në Republikën e Shqipërisë, që do të përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga këto rregulla të reja. Unë shpresoj, që këto të jenë të qarta edhe për publikun, por mbi të gjitha të garantojnë atë që kemi të gjithë objektiv kryesor, sigurinë ushqimore”, deklaroi ministrja./ata