Të paktën 26 palestinezë humbën jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal në një deklaratë me shkrim theksoi se Izraeli vazhdoi sulmet e tij të martën nga pjesa veriore e Rripit të Gazës e deri në pjesën jugore të saj në kufirin e Rafah.

Humbje jete janë shënuar në pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, në Deir Al-Balah, në kampin e refugjatëve Bureij, në Khan Yunis dhe në Rafah, njoftoi Basal i cili theksoi se kanë humbur jetën gjithsej 26 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë./aa