Hipopotamët të sjellura në Kolumbi nga Pablo Escobar janë kthyer në problem.

 

Hipopotamët që Escobar kishte futur në rajonin e Medellin "Hacienda Nápoles" së bashku me specie të tjera ekzotike u liruan pasi bosi i drogës u vra gjatë një operacioni policor në 2013 dhe janë shumuar në mënyrë të pakontrolluar që atëherë.Pothuajse 150 hipopotam tani popullojnë një zonë rreth lumit Magdalena.

 

 

Sipas autoriteteve, pasardhësit e "hipopotamave të kokainës" përbëjnë një kërcënim për speciet vendase të kafshëve, ekosistemin dhe njerëzit që jetojnë përgjatë lumit.

 

"I gjithë operacioni pritet të kushtojë rreth 3.5 milionë dollarë," njoftoi të mërkurën, Ernesto Zazueta, pronar i Zonës së Konservimit të Ostokut në Meksikën veriore, ku do të strehohen dhjetë nga kafshë.

 

Sipas një studimi të porositur nga qeveria kolumbiane, numri i hipopotamëve mund të arrijë në 434 në vitin 2030 dhe të kalojë 1500 në 2050. 

 

Pasi plani për sterilizimin e kafshëve, të cilat mund të peshojnë deri në tre tonë, dështuan, autoritetet kolumbiane më në fund i shpallën ato një specie "invazive" vitin e kaluar, që do të thotë se ato gjithashtu lirohen për gjueti.

Përveç hipopotamëve, Pablo Escobar mbante kafshë ekzotike si gjirafat, zebrat dhe kangurët në kopshtin e tij zoologjik privat.