Partia Demokratike ka bërë të ditur sot listën e drejtuesve politikë për qarqe, duke njoftuar një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme.
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.
Lista e drejtuesve politikë për çdo qark:
- Tiranë: Belind Këlliçi
- Durrës: Oerd Bylykbashi
- Lezhë: Agron Gjekmarkaj
- Shkodër: Luçiano Boçi
- Fier: Gazment Bardhi
- Kukës: Flamur Hoxha
- Dibër: Xhelal Mziu
- Elbasan: Ervin Salianji
- Korçë: Ivi Kaso
- Berat: Eno Bozdo
- Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
/BalkanWeb