Shumë shpejt do të përgatitet kuadri ligjor i organizimit dhe funksionimit të Akademisë së Pushtetit Vendor.

Lajmin e dha ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një takim me disa kryebashkiakë.

Mazniku theksoi se, cilësia e shërbimit për qytetarët është parësore dhe është e nevojshme të kemi punonjës në bashkitë tona të trajnuar dhe të aftë për të kryer detyrat e tyre me efikasitet.

“Për këtë qëllim, shumë shpejt do të kemi kuadrin ligjor të organizimit dhe funksionimit të Akademisë së Pushtetit Vendor, e cila do të mundësojë trajnimin e rreth 35 mijë punonjësve për 4 vitet e para të saj”, tha ai.

Mazniku nënvizoi se, trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve që u shërbejnë qytetarëve është garancia për një cilësi jetese më të mirë dhe për rezultate të prekshme në të gjitha njësitë administrative./ata