Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në cilësinë e komisionit përgjegjës zhvilloi një seancë dëgjimore me studentë të Mjekësisë për projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”, propozim i një grupi deputetësh.

Prezantimin e Raportit të Këshillit për Legjislacionin në lidhje me shqyrtimin dhe vlerësimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ndryshimet e propozuara në zbatim te vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ligjin “Per trajtimin e veçante të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” e referoi relatorja për komisionin,  Enslemvera Zake

Studentët e pranishëm diskutuan dhe bënë propozime për skemën e specializimeve, kuotat e specializimeve, pagesën për periudhën e specializimit, mbi kohëzgjatjen e periudhës së specializimit skemën e licencimit, periudhën e stazhit si dhe propozime konkrete “në mënyrë që të zbuten masat kufizuese dhe të gjenden zgjidhje për masa nxitëse incentivuese”./ata