Berat Gjimshiti do të mungojë për tri javë pasi ka pësuar dëmtim muskulor në kofshë.
Sipas stafit të mjekëve të Atalanta-s, shqiptari do të qëndrojë jashtë fushave për plot tri javë dhe vetëm më pas do të fillojë që të stërvitet me kohë të plotë.
Dëmtimi i pësuar në ndeshjen përballë Inter-it ka detyruar mbrojtësin të mos jetë i pranishëm në grmbullimin e Kombëtares kuqezi për ndeshjet e shtatorit./Tema