Gjykata e Tiranës nuk ka mundur të japë pretencën për Fatjon Muratin dhe Kristjan Gjinit lidhur me arsenalin e armëve të gjetur në 13 korrik të vitit të shkuar. Të dy të pandehurit janë të akuzuar për armëmbajtje pa lejë dhe sot priteshin konkluzionet e prokurorisë, por seanca dështoi për shkak të mungesës së avokatit të Kristian Gjinit.

 

Mësohet se i pranishëm  në seancë ka qenë vetëm avokati i Muratit dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të caktojë seancën e radhës më 29 Mars.

 

Kujtojmë se Fatjon Murati është personi që kishte në pronësi lokalin në të cilin ndodhi atentati në Don Bosko, ku mbeti e vrarë 58-vjeçarja Mimoza Paja.

 

Vetëm pak javë më pare, ai kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore për të dalë nga shtëpia në orën 8 dhe të kthehej në orën 20 për arsye shëndetësore.