Forcat Ajrore të Ukrainës në deklaratën me shkrim nga kanali Telegram theksuan se Rusia ka kryer sulm ajror gjatë natës dhe mëngjesit.
"Ushtria ruse lëshoi 78 dronë të tipit Shahed", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se 60 prej tyre u shkatërruan nga Forcat Ajrore të Ukrainës.
Dy prej dronëve u kthyen në Rusi, një vazhdoi të fluturojë drejt Bjellorusisë ndërsa 15 janë zhdukur në territoret e Ukrainës, theksohet në deklaratën ku shtohet se "nuk është marrë ndonjë informacion lidhur me shkatërrime ose humbje jete".
Më tej thuhet se në sulm u përdor gjithashtu edhe raketa balistike e tipi "Iskander-M".
- Alarmi për sulm ajror në Kiev zgjati 9 orë
Kreu i Administratës Ushtarake i qytetit të Kievit, Sergey Popko në një deklaratë nga llogaria Telegram e institucionit, njoftoi se në orët e natës ndaj kryeqytetit janë kryer sulme me dronë.
"Për shkak të sulmeve alarmi vazhdoi 9 orë. Aktualisht në Kiev nuk ka ndonjë humbje jete ose dëme. Aktualisht nuk ka kërcënim ajror të mundshëm kundër kryeqytetit", tha Popko.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se janë dëgjuar shpërthime si rezultat i funksionimit të sistemeve të mbrojtjes për shkak të sulmit ajror ndaj qytetit./aa