Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka deklaruar se vizita e tij në Türkiye hap rrugën për një fazë të re në marrëdhëniet turko-egjiptiane.
“Vizita ime në Türkiye hap rrugën për një fazë të re në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, tha al-Sisi në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të komunikimit midis dy kombeve në vitet e fundit”, tha ai.
Presidenti egjiptian po ashtu përshëndeti përpjekjet e afrimit midis Türkiyes dhe Sirisë që, siç tha ai, synojnë “arritjen e një zgjidhjeje politike dhe lehtësim të vuajtjeve të popullit sirian në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Presidenti egjiptian mbërriti në Ankara sot për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit turk./TRT