Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se nuk do të tërhiqet nga korridori i Filadelfias në kufirin Gaza-Egjipt me pretekstin e "parandalimit të largimit të pengjeve izraelite nga Rripi i Gazës".
Sipas gazetës izraelite "Yedioth Ahronoth", Netanyahu mbajti një konferencë shtypi në Jerusalemin Perëndimor (Kuds) me pjesëmarrjen e gazetarëve të huaj.
Ai tregoi një hartë në fillim të konferencës për shtyp, duke theksuar se Izraeli është një nga vendet më të vogla në botë.
"Kjo është Lindja e Mesme, e kjo është pjesa tjetër e botës arabe. Izraeli është një nga vendet më të vogla në botë, rreth një për qind e zonës së botës arabe. Pra, kur Hamasi flet për çlirimin e Palestinës nga lumi në det, ka të bëjë me shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit Netanyahu është nën kritika për përpjekjen për të bllokuar një marrëveshje të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.
Pasi bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve u kthyen në agjendë, Netanyahu kërkoi disa kushte të reja për një marrëveshje të mundshme, duke përfshirë kontrollin e Korridorit të Filadelfisë nga ushtria izraelite./TRT