4 shtetas janë proceduar penalisht në Dibër pasi po prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Policia e Dibrës bën të ditur se po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër, teksa janë sekuestruar sasi të mëdha lënde drusore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren me patrulla këmbësore dhe me dron, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe si rezultat, u bë e mundur goditja e një grupi që bashkëpunonin me njëri tjetrin duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras, shërbimet e Policisë  kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, dhe vijon puna për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë,  bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit./ata