Dimitri Simes dhe dhe gruaja e tij Anastaasia Simes janë paditur me akuza për komplot për shkelje të sanksioneve amerikane dhe për pastrimin e mbi 1 milion dollarëve.

Departamenti amerikan tha se çifti akuzohet për dy skema të ndara nga të cilat përfituan entitetet ruse të sanksionuara nga SHBA-ja.

Çifti në aktakuzën e parë akuzohet për ofrimin e shërbimeve për ‘Channel One Russia’, një transmetues shtetëror i sanksionuar nga Zyra e Thesarit e SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në muajin maj të vitit 2022.

Pavarësisht sanksioneve, sipas Departamentit të Drejtësisë, çifti dyshohet se vazhdoi të punojë me transmetuesin, mes përfitimeve të tjera duke marrë më shumë se 1 milion dollarë, një shofer personal dhe një pagë për apartament në Moskë.

Çifti akuzohet edhe për pastrimin e të ardhurave të këtyre transaksioneve të paligjshme.

Në aktakuzën e dytë, akuzohet Anastasia Simes për blerje të gjë sendeve nga arti dhe antike për oligarkun rus të sanksionuar, Aleksandr Udodov. Artikujt supozohet se janë marrë nga galeritë e SHBA-së dhe Evropës dhe janë ruajtur në Virxhinia para se të dërgohen në Rusi. Në këmbim, ajo mori rimbursime dhe tarifa shërbimi.

Të dy të akuzuarit, të cilët mbeten të lirë dhe besohet se ndodhen në Rusi, përballen me akuza të shumta, secili me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

Autoritetet amerikane hapën gjithashtu një padi dje kundër dy punonjësve të transmetuesit rus ‘RT’ dhe sekuestruan 32 domene interneti me akuza për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në një deklaratë pas njoftimit, sekretarit i Shtetit, Antony Blinken, tha se agjencia po ndërmerr tre hapa për të kundërshtuar "operacionet keqdashëse" të mediave të mbështetura nga Kremlini për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA.

Rusia mohoi çdo akuzë për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./aa