Kryeministri e Italisë, Georgia Meloni dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë riafirmuar të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në të gjithë sektorët me interes, veçanërisht në fushën e energjisë.

Kryeministri italiane dhe presidenti azerbajxhanas janë takuar në Romë, ku sipas qeverisë italiane, diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë energjinë dhe zhvillimet rajonale në rajonin e Kaukazit.

Gjatë takimit, Meloni ripohoi angazhimin e Italisë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Kaukazit dhe mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për të arritur paqen e qëndrueshme.

Kryeministrja italiane theksoi se roli i Bashkimit Evropian (BE) është pjesë integrale e kësaj rruge dhe se bashkëpunimi me bllokun evropian mund të hapë mundësi të reja për të gjithë rajonin, përshirë në aspektin e lidhjeve.

Në fund të takimit, kompania italiane e naftës dhe gazit ‘ENI’ dhe kompania shtetërore energjetike azerbajxhanase ‘SOCAR’ nënshkruan tre memorandume mirëkuptimi për sigurinë energjetike, reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe zinxhirin e prodhimit të bio-karburanteve./aa