Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-gusht 2024, janë vendosur masa ndaj 22 noterëve problematikë.
Manja bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë.
“Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme”, u shpreh ai.
Në periudhën janar-gusht 2024 janë hequr 11 licenca, janë kryer 17 marrje arkivash, janë pezulluar 4 noterë dhe janë vendosur 7 masa administrative./ata