Monedha europiane, e cila duket e pafuqishme përballë lekut, apo kurioziteti për të kaluar pushimet në një shtet tjetër janë kthyer në një situatë me benefit për pushime jashtë vendit gjatë muajve të verës. Gjatë gushtit të kaluar, rreth 938 mijë shqiptarë vendosën të zbresin në plazhet e jashtme, duke kërkuar destinacione turistike të preferuara.(printscreen, INSTAT) Kjo shifër tregon një rritje të ndjeshme, me gati 9% më shumë dalje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.
Megjithatë, situata e euros ka qenë e trazuar. Gjatë gushtit të kaluar euro preku nivele shumë të ulëta kundrejt lekut duke e ulur vlerën e saj në mesatarisht nën 100 lekë. Kjo e bën turistët shqiptarë të përballen me paketa turistike më të lira në vende të tjera,(printscreen) por ndikon negativisht në ofertat vendase. Sipas EUROSTAT, kërkesa e lartë në vendet e Bashkimit Europian për paketat turistike solli një rritje mesatare prej 6.6% gjatë korrikut, ndërsa në Shqipëri rritja ishte modeste për shkak të dobësimit të euros.
Kjo ka sjellë një boshllëk të dukshëm në plazhe, ku mungesa e shqiptarëve u bë evidente. Gushti u shënua gjithashtu si muaji me numrin më të lartë të daljeve nga territori, me rreth 220 mijë shqiptarë që udhëtuan jashtë, duke tejkaluar shifrat e korrikut. Kjo tendencë reflektimin e një dëshire të madhe për të eksploruar, por gjithashtu një domosdoshmëri për të gjetur mundësi më të volitshme jashtë vendit./Scan