Kosova u mund 3-0 nga Rumania mbrëmë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Mircea Lucesku, trajneri i rumunëve ka komentuar edhe vërshëllimat e “Dardanëve”, në drejtim të tyre.

“Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin.

E dija që kjo do të ndodhte. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të vendit në këto kushte të vështira. Ne ishim të përgatitur paraprakisht”.

“Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha” – tha ai./BalkanWeb