Policia e Shtetit njoftoi se, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, ka identifikon dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë në Shkodër drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).
Policia bën të ditur se, po vijoj kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.
Sipas njoftimit të Policisë, pak orë më parë sot në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Policia sqaron se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.
Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./ata