Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga Forcat e Armatosura në Letoni.
“Ekspertët tanë të EOD (Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Rrezikshme) janë angazhuar në mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës, duke kontribuar në forcimin e sigurisë në Camp Adazi, Letoni, theksoi Vengu.
Ministri u shpreh krenar për sakrificën e major Klodian Tanushit dhe nëntetare Zarife Hasanajt, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder./ata