Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani nuk janë bërë ende të ditura rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa mësohet se dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore./vizionplus.tv